Overview
Social Media Manager & Coordinator (VATAN) Jobs in Tirana, Tirana, Albania at Ecommerce-Albania
Vatan.al është në kërkim të një Social Media Manager & Coordinator që do të kujdeset për prezencën digjitale, përmbajtjen dhe koordinimin e komunikimit të markës Vatan.
Ky rol është ideal për një person të organizuar, kreativ dhe me kuptim të mirë të social media-s, branding-ut dhe komunikimit me publikun. Pozicioni përfshin planifikimin e përmbajtjes, shkrimin e teksteve, ndjekjen e fushatave dhe koordinimin me ekipet kreative dhe partnerët e kompanisë.
Detyrat
- Menaxhimi i prezencës së Vatan në Instagram, Facebook, TikTok dhe platforma të tjera relevante.
- Planifikimi dhe mirëmbajtja e kalendarit mujor të përmbajtjes.
- Zhvillimi i ideve për postime, reels, stories, fushata, evente dhe aktivizime.
- Shkrimi dhe kurimi i teksteve për rrjetet sociale, reklama dhe materiale promocionale.
- Koordinimi me designerë, fotografë, videografë, agjenci, influencerë, partnerë horeca dhe ekipin e shitjes.
- Përgatitja e brief-eve të qarta për materiale vizuale, video, foto dhe fushata marketingu.
- Sigurimi që çdo komunikim të jetë në përputhje me identitetin dhe tonalitetin e markës Vatan.
- Monitorimi i performancës së përmbajtjes dhe përgatitja e rekomandimeve për përmirësim.
Kualifikimet
- Minimumi 2 vite eksperiencë në Social Media Management, Content Creation, Marketing ose në agjenci marketingu.
- Njohuri të mira të platformave sociale si Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn.
- Aftësi të shkëlqyera në shkrim, copywriting dhe formulim mesazhesh.
- Eksperiencë në ndërtimin dhe menaxhimin e kalendarit të përmbajtjes.
- Eksperiencë në koordinimin me designerë, fotografë, videografë ose agjenci kreative.
- Kuptim i mirë i branding-ut, komunikimit vizual dhe menaxhimit të identitetit të markës.
- Aftësi organizative, përgjegjësi dhe kujdes ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar me afate kohore dhe objektiva të përcaktuara.
- Eksperiencë me marka birre, pije, horeca, evente ose produkte konsumi.
- Njohuri në Meta Business Suite, TikTok Business, Google Drive, Notion ose Trello.
- Eksperiencë në influencer marketing, paid social ose koordinim eventesh.
- Kuptim i mirë i kulturës lokale dhe komunikimit me konsumatorin shqiptar.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:
- CV të përditësuar.
- Shembuj pune në social media, content creation, copywriting ose fushata marketingu.
- Subjekti i emailit: Social Media Manager & Coordinator – Vatan.al
Title: Social Media Manager & Coordinator (VATAN)
Company: Ecommerce-Albania
Location: Tirana, Tirana, Albania
Category: